Herald Marku për Ora Sport hedh dritë mbi ofertat dhe destinacionin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2021, 11:30
Pas një sezoni fantastik me Vllazninë, ku arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë, Herald Marku zbulon në emisionin “Euro 2020” në Ora Sport se ka disa opsione për të ardhmen.
Mesfushori 25 vjeçar hodhi pakëz dritë mbi ofertat dhe destinacionin e ri të radhës që me shumë gjasa nuk do të jetë Vllaznia.
“Kam pasur disa oferta zyrtare po i shikoj të gjitha mundësit por nuk përjashtoj pistën për të vazhduar në Shqipëri “ tha ai.
Herald Marku ishte dje në sheshin "Skënderbej" për të ndjekur përballjen Francë - Gjermani e vlefshme për "Euro2020"