Gruaja vret bashkëshortin 81 vjeçar në krevat, me ujë të nxehtë dhe sheqer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2021, 09:05
Është shpallur fajtore gruaja që vrau bashkëshortin 81 vjeçar, në mënyrën më brutale dhe të dhimbshme, duke i derdhur mbi trup ujë të valuar të përzier me sheqer, raporton BBC.
Corinna Smith, 59 vjeç, sulmoi 81-vjeçarin Michael Baines ndërsa ai ishte në shtrat në shtëpinë e tyre në Highfield Road në Neston, Cheshire, në 14 korrik 2020.
Ai pësoi djegie të mëdha dhe vdiq pesë javë më vonë në spital.
Gruaja e mohoi vrasjen e burrit, por ajo u shpall fajtore nga juria e Gjykatës e Chester Crown.
Gurët misteriozë 'ndezin' Afrikën e Jugut, dyshohet për diamante
17 Qershor, 07:34

