Mbrojtësi rus dëmton shtyllën kurrizore, dërgohet në spital
Fitorja me Finlandën mund të jetë me pasoja për Rusinë pasi skuadra mund të humbasë për këtë Europian shërbimet e Mario Fernandes. Mbrojtësi i djathtë, ndër më të mirët e ekipit ka pësuar një dëmtim të rëndë, dyshohet për shtyllën kurrizore ndaj dhe është dërguar menjëherë në spital.
Në minutën e 26’ të ndeshjes, lojtari me origjinë braziliane la fushën e lojës me barrelë pas një dëmtimi të pësuar dhe pas përfundimit të takimit, Federata e Futbollit të Rusisë njoftoi se ai është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme pasi ka pësuar një dëmtim të shtyllës kurrizore.
Ky është rasti i tretë që në EURO 2020 një lojtar peson një dëmtim të rëndë ku më fatali ishte ai I Eriksen ndërsa dje edhe Pavard i Francës pohoi se humbi ndjenjat për 15 sekonda në ndeshjen me Gjermaninë.
Shpresojmë që asnjëri prej tyre të mos ketë pasoja të rënda dhe që shumë shpejt t’i shikojmë në fushë edhe pse për Eriksen nuk ka më shanse që të luajë në Euro 2020 ndërsa për më vonë duhet pritur.
