Hoqi Coca Cola-t nga tavolina, gjesti i Cristiano Ronaldos i kushton kompanisë 4 mld dollarë

Vlera e Coca Cola ra në një vlerë prej katër miliardë dollarë pasi Christian Ronaldo hoqi dy shishe nga vendi i tyre në konferencën e tij për shtyp të hënën.

Ylli i Portugalisë është i njohur të jetë një avokat i jetesës së shëndetshme dhe nuk është tifoz i pijeve të gazuara si Coca Cola.

Pas mbërritjes për konferencën e tij përpara medieve pas ndeshjes në Euro 2020, Portugalisë kundër Hungarisë, sulmuesi u ul dhe pastaj shtyu dy shishet në anën tjetër të tavolinës.

Ai më pas ai vendosi në tavolinë një shihe ujë.

Mesazhi ishte i qartë dhe videoja u bë virale në mediat sociale, por gjithashtu ka pasur edhe një ndikim në botën funanciare.

Aksionet e Coca Cola ranë nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse në mënyrë të menjëhershëm pas gjestit të Ronaldos, që do të thotë se vlera e kompanisë ra nga 242 miliard dollarë shkoi në 238 miliardë dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo ka folur kundër pijeve të gazuara, duke thënë më herët se ai përpiqet që djali i tij të mos i konsumojë ato.