Gjermani-Francë nisi me incident, aktivisti ulet me parashutë në “Allianz”
Pak momente përpara se të niste supersfida Gjermani-Francë, në “Allianz Arena” pati një të paftuar i cili mësyu nga ajri në impiantin me tifozë dhe kur skuadrat ishin në fushë.
Siç mësohet, me një parashutë aktivisti i “Greenpeace” do të zbriste në fushë me një top të madh të verdhë por u pengua nga struktura e çeliktë e stadiumit dhe mezi u ul me parashutë në fushë madje rrezikoi edhe të përfundonte te spektatorët.
Siç shihet edhe nga pamjet, në parashutën e aktivistit shkruhet “Nxirrni jashtë Vajin”, Greenpeace, një mesazh për mbrojtjen e klimës por që sigurisht në një kohë dhe vend të gabuar pasi gjërat mund të shkonin edhe më keq.

Pamjet nuk u transmetuan shumë por Rudiger shkoi te parashutisti duke i bërë me shenjë që ishte veprim i gabuar ndërsa më pas ai u shoqërua jashtë nga Security.

Pas izolimit të rastit, ndeshja nisi normalisht teksa në “Allianz Arena” janë 14500 tifozë që po shijojnë ndeshjen dhe miliona të tjerë përmes televizorit.
