Arnautoviç ia hedh me një ndeshje pezullim për sjelljen ndaj Alioskit

U bë shumë zhurmë për reagimin e Marko Arnautoviç në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut ku mediat serbe hodhën hipoteza se lojtari shau tifozët shqiptarë por që në fakt ishte reagimi ndaj një përplasjeje në fushë me Ezgjan Alioskin.

Lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut e ka pranuar se bëhet fjalë për diçka që ndodhë dhe mbyllet ne fushë teksa UEFA ka marrë edhe një vendim.

Sulmuesi 32-vjeçar pezullohet me një ndeshje në Kampionatin Europian për ofendimet ndaj Alioskit çka do t’i kushtojë edhe mungesën në sfidën me Holandën në Grupin C.

Pezullimi me 1 ndeshje tregon edhe që ngjarja nuk kishte karakter racist pasi dënimi do të ishte më i rëndë dhe se bëhet fjalë për tension të momentit në fushë.

Edhe vetë Arnautoviç kërkoi fajle dhe deklaroi më parë se nuk është racist.