Real, Barça dhe Juve do të luajnë në Champions League

Beteja me UEFA-n duket drejt fundit dhe për tre klubet “rebele”, të konsideruara kështu pasi ende nuk kanë braktisur projektin e SuperLigës, ka ardhur drita jeshile për të luajtur në Champions League.

Siç informon “ANSA”, Juventusi ka marrë një letër nga UEFA ku njoftohet se do të jetë në edicionin e ardhshëm të Champions League, bashkë me Real Madrid dhe Barcelona. Edhe në Spanjë, shtypi citon burime nga të dyja klubet ku konfirmohet se edhe ata kanë marrë konfirmimin e pranimit në Champions League për sezonin tjetër.

Në betejën gjyqësore për Super League, instancat e ndryshme gjyqësore i kanë dhënë të drejtë Gjykatës së Madrid në argumentet e tyre që UEFA nuk mund të hakmerret për projektin e ndërmarrë. E fundit ishte edhe Ministria e Drejtësisë e Zvicrës, ku janë të vendosur UEFA dhe FIFA, të cilat më 7 qershor u paralajmëruan se nuk kanë fuqi të sanksionojnë klubet e përfshira në projekt.

Dy ditë më vonë, vetë UEFA lëshoi ​​një deklaratë për të njoftuar se ka “ngrirë” procedurat disiplinore të hapura kundër Real Madridit, Barçës dhe Juves. Kështu, të trija këto klube do të jetë më 26 gusht në shortin e fazës së grupeve të Champions League dhe do të jenë të vendosur në vazon e dytë.