Video/ Pas Ronaldos, Pogba heq shishen e birrës nga tavolina. UEFA e shqetësuar

Mund ta quani modë apo reagim spontan por pas Cristiano Ronaldos është radha e Paul Pogba i cili vepron njësoj si portugezi dhe kësaj radhe largon një shishe birrë nga tavolina ku po jepte konferencën për shtyp pas fitores me Gjermaninë.

Mesfushori francez i cili kishte përpara edhe shishet coca cola që një ditë më parë largoi Ronaldo, ai hoqi shishen e Heineken, sponsori zyrtar dhe i hershëm i UEFA-s e gjithashtu i Kampionatit Europian.

Për Pogba, largimi i shishes ka të bëjë me lidhjen e fortë që ka francezi me fenë ku prej vitesh është konvertuar në musliman dhe është praktikues i rregullt siç e ka pranuar dhe vet.

Nga ana tjetër, këto veprime kanë shqetësuar edhe UEFA-n, që zyrtarisht nuk ka reaguar por në media të ndryshme prestigjoze shkruhet se qeveria europiane e futbollit është vënë në pozitë të vështirë nga pakënaqësia e sponsorëve. Coca Cola humbi 4 miliardë dollarë vetë nga reagimi i Ronaldos që hoqi shishet e kompanisë ndërsa bëri edhe komente për to ndryshe nga Pogba që vetëm sa lëvizi shishet e birrës.