Holanda “zbutet” për negociatat, ‘pro’ konferencës së parë ndërqeveritare, kusht miratimi i kuadrit
Holanda është shprehur pro negociatave me Shqipërinë, por me kushtin që më parë të miratohet kuadri negociator. Parlamenti pritet të votojë nesër për çështjen, ndërsa në vlerësimet e qeverisë holandeze, Shqipëria ka bërë progress në fushën e së drejtës dhe sundimit të ligjit. Gjithësesi, në raport thuhet se Tirana zyrtare ka ende punë në këtë drejtim.
Qeveria holandeze duket se ka zbutur qëndrimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë ndërsa ka dhënë “po-në” e saj në këtë drejtim, me kushtin që mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare të bëhet sapo të jetë miratuar kuadri negociator.
Çështja është disktuar në Parlamentin e Holandës, ndërsa votimi pritet të ndodhë ditën e nesërme.
Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi me votë i deputetëve, por në raportin e saj qeveria njeh një sërë meritash ndaj Shqipërisë që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës fokusuar kryesisht tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndonëse në këtë drejtim ka ende punë për të bërë.
Miratimi i kuadrit negociator nënkupton përcaktimin e pikave kyce mbi të cilat palët, do të punojnë, në mënyrë që shteti aspirant për integrimin e plotë të arrijë të gjitha objektivat e vendosura.
Gjithashtu, korniza negociatore vendos një mekanizëm kontrolli për cështjet e dakordësuara. Holanda dhe Franca kanë qënë dy vende skeptike nga sesioni i fundit i votimit për negociatat.
Gjithësesi, ekspertët shprehen se qëndrimi i të dyjave është zbutur ndjeshëm.
Një tjetër pengesë e mundshme mbetet trajtimi në bllok apo individual i Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, pasi kjo e fundit ka një kontest bilateral me Bullgarinë, gjë që mund të rrezikojë sërish procesin.

