Ngatërroi pedalin e frenave, gruaja përplas këmbësorin në Korçë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 16 Qershor 2021, 09:26
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku makina ka marrë përpara një këmbësor që po ecte në trotuar.
Sipas burimeve në vendngjarje, mjeti me targa AA 690 NA drejtohej nga një femër.
Në momentin e aksidentit, drejtuesja e mjetit ka dashur të parkojë, por situata i ka dalë jashtë kontrollit duke përplasur këmbësorin.
Sipas bluzave të bardha i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të rënda në këmbë.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin.

