Nesër pasdite reshje e shkarkesa elektrike, por diell në fundjavë, mos prishni planet

Nga nesër do të kemi rritje të temperaturave gjatë orëve të mesditës duke kulmuar në vlera termike 34 gradë celcius.

Pasditja e të enjtes do të sjellë vranësia dhe reshje të pakta të shoqëruara me shkarkesa elektrike por ju mos prishni planet për fundjavën, na informon meteorologia e Meteoalb Adiola Bani në edicionin e lajmeve në Ora News.

Edhe e premtja do të jetë me vranësira por fundjava do të jetë perfekte për të shkuar në plazh. Prandaj mos prishni planet, nëse i keni bërë, nëse nuk keni bërë ende filloni sot.