Provimi i parë i lirimit, nxënësit të kënaqur: Pyetjet ishin shumë të thjeshta

Rreth 32 mijë nxënës në të gjithë vendin kanë zhvilluar provimin e parë të lirimit, atë të gjuhës amtare. Të rinjtë dolën të kënaqur nga provimi, megjithëse gjatë vitit kanë pasur vështirësitë e të mësuarit online.

32 mijë nxënës të klasave të 9 kanë zhvilluar këtë të mërkurë provimin e parë të lirimit, atë gjuhës amtare.

Ndryshe nga dy provimet e maturës, në këtë nivel të testimit nuk pati asnjë publikim të testit në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të procesit, nxënësit dolën të kënaqur duke thënë se ai ishte i një niveli mesatar.

"Shumë i thjeshtë, çdo gjë shkoi shumë mirë."

"Ishin pyetje të thjeshta kryesisht."

Pavarësisht se në këtë vit nxënësit u përballën me vështirësi për shkak të pandemisë, kjo nuk ishte reflektuar shumë te ky proces.

"Me konsultimet që kemi bërë shkoi shumë mirë."

Me emocione e përjetuan edhe prindërit, të cilët pritën fëmijët e tyre jashtë oborrit të shkollave.

"Testi i një punë 9 vjeçare dhe është normale që edhe ana emocionale ka efektin e vet."

Ata sugjerojnë që duhet të merret parasysh edhe vështirësia e mësimit online.

"E kemi merak, është një formë e re që u imponua për shkak të pandemisë."

Vitin e kaluar ky test nuk u zhvillua, për shkak të kufizimeve të rrepta të pandemisë, por këtë vit nxënësit ju kthyen normalitetit.

Provimet e radhës janë ai i matematikës dhe anglishtes, përkatësisht në datat 21 dhe 25 qershor.