Dorëhiqen dy prokurorë të Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi
Dy prokurorë të prokurorisë së Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi, kanë dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja është dorëzuar në KLP dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës, me 18 qershor.
Granit Shahu tentoi të bëhej Prokuror i Përgjithshëm në fund të vitit 2017, por ngeci në Vettingun Parlamentar dhe për pasojë Komisioni i Ligjeve e skualifikoi.
Shahu e ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003. Pas pak viteve është transferuar sërish në Shkodër duke ushtruar profesionin e tij si prokuror.
Me një dekret të presidentit të asaj kohe Bamir Topi 9 prokurorë lëvizën mes të cilëve edhe Granit Shahu i cili u transferua në Tiranë duke u rikthyer në prokurorinë e atij rrethi me 6 tetor të 2010-ës.
Pas 5 viteve shkëputje nga Shkodra prokurori Shahu rikthehet sërish në këtë qytet por kësaj here si drejtues i këtij institucioni.