"Po na vidhet toka që e kemi me dokumentacion", banorët e Fushë Milotit në protestë
Tokën e përfituar me ligjin 7501 nuk mund ta shfrytezojnë, pasi tanimë persona të tjerë pretendojnë pronësinë mbi të.
25 familje në fshatin Fushë-Milot të Kurbinit dolën në protestë.
Ata pretendojnë se persona të lidhur me pushtetin po përdorin institucionet për tu grabitur pronat, të cilat sipas tyre kanë me dokumentacion të rregullt.
"I plotfuqishmi më ka bërë presion në telefon, edhe e kam takuar dhe i kam thënë tokën e kam me ligj."
"Vetëm po u vrava me ta në arë, nuk gjej zgjidhje as në bashkinë Laç, as në Hipotekën e Laçit , as në komunën e Milotit, se i kanë të vetat, punojnë në to vetë këta pronarët."
"E kemi me dokumnenta të rregullta, na e ka dhënë shteti dhe është e jona."
"Më ka arrestuar policia tre herë."
Banorët thonë se jetesa e tyre është e lidhur me bujqësinë dhe nëse shqetësimi nuk do të marrë zgjidhje kërcënojnë me vetëgjyqësi.
"Jam vetë i gjashti dhe këto dynym tokë kam pas shpirti. Shteti dhe policia më bëjnë kontroll natë për natë në shtëpi."
"Duhet të hamë diku, çfarë do të bëjmë?"
Janë dhjetra hektarë tokë bujqësore në Fushë-Milot që janë bërë burim konfliktesh mes pronarëve dhe ish-pronarëve.

