Dhunoi dhe kanosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 41-vjeçari në Mat

Një 41-vjeçar në Mat është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me mjete prerës dhe ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në Klos, pasi në banesë ka kanosur me mjete prerës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij" njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.