Në foto gjyshja me stërmbesat më e vogla, stër stër stërmbesa 3 javëshe

Një pensioniste skoceze është bërë stërgjyshe për të 90-ën herë, me gjashtë breza, nipër e mbesa.

Mary Marshall, 86 vjeç, ka gjithsej 90 nipër e mbesa, strërnipër e stërmbesa.

86 vjeçarja është nënë e 8 fëmijëve, një nga familjet e vetme në Mbretërinë e Bashkuar që ka gjashtë breza.

Më e vjetra e familjes është gjyshja 86 vjeçare, ndërsa anëtari më i vogël i familjes është Nyla Ferugson që është vetëm tri javëshe.

Gratë e fisit lindin në moshën 18 vjeçare.

Për shkak të numrit të madh të anëtarëve të familjes,  nuk ka hatërmbetje kur bëhet fjalë për dhurata për Krishtlindje.

"Jam një grua me fat. Është fantastike të kesh një familje të madhe. Është gjithmonë dikush që kujdeset për ty” tregon gruaja.