Përplasen maunet në aksin Krahës-Mallakastër, dëme materiale dhe një i plagosur

Nuk kanë të ndalur aksidentet e mjeteve të rënda në rrugë. Pas përmbysjes së kamionëve  në Elbasan dhe Berat, dy maune janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e sotme, 12 qershor, në aksin Krahës-Mallakastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe plagosjen e një prej shofereve të mauneve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së fshatit Krahës, gati 15 km në veri të Memaliajt.

Maunia me targa TR6451G po shkonte në drejtimin verior të rrugës ndërsa është përplasur me maunen që vinte nga Tirana në drejtim të Kakavijës.

Përplasja ka qenë në krahun frontal të majtë të maunes duke shmangur një tragjedi.

Për pasojë, drejtuesi i maunes me ngjyrë të kuqe është plagosur rëndë dhe u transportua në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës ku dhe po merr ndihmën e mjekëve.