Shpërthime në Damask, 10 të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2012, 20:10
Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe dyzet të tjerë janë plagosur në tri shpërthime që kanë goditur rrethinat e Damaskut, ka bërë me dije Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani.Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve DPA. Konflikti në Siri po vazhdon që nga marsi i vitit të kaluar, kur edhe nisi revolta e kryengritësve për të rrëzuar presidentin Bashar al Assad.Që nga nisja e konfliktit raportohet për mbi 30 mijë të vrarë.