Durrës, kapet 725 kg drogë, arrestohet transportuesi

Policia portuale e Durrësit ka sekuestruar 725 kg marijuanë e cila kishte si destinacion Italinë ndërsa ka bërë të mundur arrestimin e transportuesit të drogës.Sipas informacioneve droga është gjetur në një kamion frigoriferik i cili drejtohej nga shtetasi Adrian Cingi i cili është arrestuar nga policia.Policia portuale ka nisur kontrollin e kamionit pas një sinjalizimi se në të ndodhej një sasi e konsiderueshme droge.Pas kontrollit policia ka arritur të gjejë sasinë e lëndës narkotike të vendosur në 36 çanta me 20 kg secila.Ndërkohë policia e qarkut të Durrësit pritet të japë detaje të tjera për operacionin e sotëm antidrogë në port.