Mustafa: Dialog sipas rezolutës
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një bashkëbisedimi me aktivistë të këtij subjekti politik në Gjilan ka thënë se e vlerëson dialogun me Serbinë dhe e mbështet atë vetëm nëse do të jetë në harmoni me rezolutën e aprovuar në Kuvendin e Kosovës.Duke folur në këtë temë, Mustafa ka shtuar se LDK, sipas parti opozitare që është, do të sillet në mënyrë konstruktive.“Ne qëndrojmë në përkrahje të dialogut vetëm në qoftë se dialogu zhvillohet në harmoni me rezolutën që e ka aprovuar Kuvendi i Republikës së Kosovës.Vlerësojmë se pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të dialogut duhet të jenë institucionet e Republikës së Kosovës , ndërsa ne si opozitë do të sillemi në mënyrë konstruktive në mënyrë që këto proces të shkojnë përpara”, ka thënë Mustafa.Më tej ai ka folur për vazhdimin e reformave në këtë subjekt politik, për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, zhvillimin ekonomik, dialogun me Serbinë, reformën kushtetuese e zgjedhore si dhe për zgjedhjet e ardhshme.