Sulmohen bizneset e emigrantëve në Greqi, sulmet nga bandat neonaziste

Bandat fashiste e kane kthyer Athinen ne nje qytet ne te cilin po zhvendosin vijen e frontit te tyre, duke u perqendruar ne krime dhe protestat lokale per te promovuar levizjen e tyre, duke pretenduar te jene mbrojtesit e recensionit te Greqise se shakterruar.Bandite te veshur me bluza te shkurtra te zeza me logo te Partise neo-naziste te Agimit te Arte kane kryer sulme ne tregjet e emigranteve si dhe ne sheshet publike - kjo behete e ditur nga zyra per shtyp e Kombeve te Bashkuara. Po ashtu duke cuar ne bllokimin e zonave te tera te kryeqytetit nen kontrollin e tyre, deshmojne viktimat qe kane pesuar presionin e tyre.Malik Abdulbaset, nje tregetar egjiptian, e gjeti veten ne shenjester te nje prej turmave te mbledhura prej tyre, ne kohen kur - sic tha ai - berberi ne krahun tjeter te rruges ishte therur me thike gjate nje grabitjeje.Anetaret e Agimit te Arte udhehoqën nje turme me banore te terbuar ne nje proteste qe u mbajt ne nje nga rruget e kryeqytetit, qe me pas u kthye e dhunshme pavaresisht prezences se forcave te policise.Forcat e nderhyrjes ne raste trazirash thjesht kane shikur ngjarjen e nuk kane nderhyre, duke lene te lire kercenimet e tyre dhe rritjen e thirrjeve per protesta.Ilias Panagiotaris, nje deputet i Agimit te Arte, eshte shprehur se: "shumica e kombeve, pervec SHBA e Australise, kane nje kombesi te vetme qe percakton kulturen e saj dhe Greqia duhet ti rikthehet ketij ideali".Ai shtoi: “Agimi i Arte” eshte nje parti e mireorganizuar qe po nderhyn ne mbeshtetje e ne ndihme te njerezve. Pa prezencen tone, ne nje vend ku 2 nga 10 milion banore jane te paligjshem, do te kishte kaos".Ekstremizmi i promovuar hapatazi nga Agimi i Arte eshte nje moment nga me trishtueset ne demokracine e Greqise se pas luftes.