Protestuesit iranianë djegin flamurin amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2012, 11:22
Mijëra iranianë kanë përkujtuar sot 33 vjetorin e pushtimit të ambasadës së SHBA-së në Teheran ndërsa kanë hedhur parrulla kundër SHBA-së duke djegur edhe flamurin amerikaneProtestuesit bërtisnin “Vdekje Amerikës” ndërsa kanë hedhur edhe parulla kundër Britanisë dhe kundër Izraelit, duke djegur edhe flamurin e këtyre shteteve.Tubimi i këtij viti erdhi disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat do të mbahen të martën, më 6 nëntor.Ndërsa fuqitë perëndimore kanë vënë sanksione ekonomike ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor, Irani i mohon këto akuza, duke thënë se një gjë e tillë bëhet vetëm për qëllime paqësore.