SHBA, vetëvritet truproja i Obamës
Vetëvritet një agjent i shërbimeve sekrete amerikane, i caktuar për sigurinë e presidentit Barack Obama.Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet ligjore amerikane. Agjenti special Rafael Prieto ishte nën hetim sepse nuk kishte treguar për një lidhje romantike me një shtetase të huaj.Rafael Prieto, bashkëshort dhe baba, kishte pranuar para hetuesve se kishte pasur një lidhje afatgjatë me një grua nga Meksika, kanë thënë burime të rezervuara për “Associated Press”.Marrëdhënia e tij u zbulua nga një agjent i përfshirë në skandalin e Kartagjenës, i cili ishte i shqetësuar se shërbimet sekrete nuk po përfarocinin sa duhet rregullat e tyre.Aktualisht nuk mendohet se Prieto ka kompromentuar sigurinë kombëtare me marrëdhënien e tij, por ai ka shkelur rregullat administrative të agjencisë.