Situata në Siri, rebelët marrin kontrollin e një baze ajrore
Sulmi i fundit indermarre nga rebelet ne shtetin e Sirise ka cuar ne zaptimin e nje baze kyce ajrore ne veri te vendit, ne zonen e quajtur Taftanaz.Sulmi vjen nje dite perpara nje takimi vendimtare te opozites ne Doha, Katar. Ajo gjithashtu ndjek vrasjen e dukshme te nje numri te trupave Siriane nga rebelet, ngjarje e cila terhoqi dhe vemendjen e denimin e nderkombetareve.Sulmi ne Taftanaz u zhvillua si nisi agimi, me pese njesi te ndryshme luftarake rebele qe nisen hapjen e zjarrit me rraketa hedhese te shumta, mortaja e armatime te tjera.Raportimet ne zone kane percjelle se kjo mesymje ne dukje thjesht si sulm, synon ne ozurpimin e aeroportit. Gjithashtu raportohet se forcat rebele kane perparuar ne sulmet e tyre, e tani jane nen kontroll te rrugeve kryesore ne Jug-Perendim te Alepos.Behet e ditur se grupet rebele te perfshira ne sulm kane mes tyre brigade te tera me ushtarake te lire Siriane por edhe anetare te radikaleve te frontit Islamik al-Nusra.Kombet e Bashkuara jane prononcuar ne lidhje me kete ngjarje dhe thane se pamjet filmike qe vijne te lidhura me kete ngjarje dhe ato qe tregojne vrasjen e ushtareve apo trupave pro-qeveritare, mund te perdoret si prove per krime te luftes.Ndersa SHBA thane se "denojne cdo shkelje te te tdrejtave te njeriut te kryer nga cilado parti ne Siri". Uashtingtoni shpreson se nje lidership i ri do te ndihmonte ne unifikimin e elementeve te ndryshem te opozites dhe ne perfundimin e suksesshem te kryengritjes, e cila ka shkatuar mbi 36.000 viktima.Ndasite jane ngritur jo vetem midis grupeve islamike dhe atyre laike, por edhe midis atyre qe veprojne brenda Sirise e figurave opozitare qe punojne jashte vendit.