Stuhia “Sandy”, New York anullon maratonën për shkak të protestave
Maratona e planifikuar te mbahet sot ne qytetin e Neë Yorkut eshte anulluar si pasoje e asaj cka la pas stuhia “Sandy” - ka njoftuar kryebashkiaku Majkell Bloomberg. Planet per te ecur perpara me realizimin e kesaj ngjarje kishin shkaktuar zemerim ne pjeset e qytetit te shkretuara nga “Sandy”.Kryetari i Bashkise Bloomberg kishte kembengulur qe kjo maratone te vazhdonte, pasi sipas tij ne kete forme qyteti do ti jepte dicka per tu argetuar njerezve te saj. Por, ne deklaraten e tij, ai tha se ndersa pret qe ngjarja nuk do te devijoje burimet njerezore nga perpjekja per rimekembje, "eshte e qarte se ajo eshte bere burim polemikash dhe ndarje".Ushqime, mbulesa, gjeneratore dhe artikuj te tjere qe ishin destinuar per garen jane dhuruar nga organizatoret per zonat e qytetit te goditura nga stuhia. Maratona e New Yorkut eshte me e madhja ne bote, me më shume se 47.000 vrapues - e rreth 20.000 te tille te ardhur nga pertej oqeanit.Ne kundershti me kete event jane shprehur politikane lokale, republikane e demokrate, e cilet kane kerkuar ndalimin e gares, e kjo pasi sipas tyre pasi ne mjaft zona - si ne Staten Island - akoma po vazhdohet te nxjerrien e trupave nga uji dhe nuk mund te pranohet nje iniciative e tille qe pretendon te risjelle normalitetin ne jeten e banorëve.Mjaft prej garuesve kane vendosur te japin kontributin e tyre vullnetar, qe pasi u anoncua anullimi i maratones. Por kishte edhe nga ata qe kritikuan kete vendim te Kryebashkiakut, pasi kishin shpenzuar shume qe te vinin deri aty dhe se duhet ta kishin anulluar para se te regjistruarit te kishin mberritur.