AI kritikon Sri Lankën për ndërhyrje në gjyqësor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2012, 10:03
Organizata Ndërkombëtare “Amnesty International” ka akuzuar sot qeverinë e Sri Lankës se po ndërhyn në gjyqësorin e vendit.Kjo kritikë vjen një ditë pasi ligjvënësit e partive në pushtet fajësuan gjyqtarin më të lartë në vend.Kryetarja e Aleancës së Njerëzve të Bashkuar për Liri, Mahinda Rajapakse dorëzoi një rezolutë e cila kërkon largimin nga detyra të Shefit të Gjyqësorit, Shirani Bandaranayake, i cili akuzohet se e ka shkelur kushtetutën.Organizata gjithashtu përmendi rastin e një gjykatësi të lartë, i cili ishte sulmuar nga njerëz të armatosur më herët këtë muaj, pasi ai ishte ankuar për përpjekje të ndryshme për të ndikuar në pavarësinë e gjyqësorit.