Merkel e BE po humbin durimin me qëndrimin e Kameron
Udheheqesja gjermane, Angela Merkel eshte raportuar se po humb durimin e saj me Britanine e Madhe e raportin e kesaj te fundit me Europen. Kjo vjen pasi nje komisioner i Bashkimit Europian ka sfiduar Londrën zyrtare te vendose nese deshiron apo jo te mbetet ne bllokun e Eurozones.Brukseli duket se ka arritur ne limitin e tij sa i takon mirekuptimit mbi qendrimet e treguara deri me tani te britanikeve ndaj Bashkimit Europian, ne nje kohe qe grindjet mbi buxhetin kercenojne ndarjen e konservatoreve te Kryeministrit David Kameron, duke sjelle edhe nje here tjeter rolin e Mbreterise se Bashkuar ne qender te vemendjes.Britania duket e bindur ne refuzimin e saj ne pranimin e propozimit te buxhetit prej 1 trilion eurove te bere nga Komisioni Europian dhe ka kerkuar qe ajo te shkurtohet deri ne 20%. Mbi keto qendrime, komisioneri Europian per programimin financiar dhe buxhetor - Janusz Leëandovski - njekohesisht edhe perfaqesues i Polonise ne ekzekutivin e BE-se, tha se eshte koha per Britanine per te bere nje vendim thelbesor ne lidhje me te ardhmen e saj ne BE."Ne nuk mund te financojme me shume Europen ne kohen kur ekziston nje pamjafueshmeri e konsiderueshme per disa investime - sigurisht qe ka limite edhe per kete gje" - shtoi Levandovski."Kjo qeveri eshte duke marre vendimet me te veshtira ne keto negociata buxhetore te cdo qeverie me pare, qe ne momentin qe ne u bashkuam me Bashkimin Europjan" - ka deklaruar Kameron. "Ne rastin me te mire, do te donim qe buxheti te ishte i shkurtuar; nese do të jetë ingrire une jam i pregatitur te perdor veton nese nuk do te marrim nje marrveshje qe eshte ne te mire te Britanise" - eshte pergjigjur Kryeministri anglez ndaj kerkesave rreth kesaj ceshtjeje.