SHBA, Obama dhe Romney 3 ditë larg zgjedhjeve
Kandidatet presidenciale amerikane Barack Obama dhe Mitt Romney jane 3 dite larg zgjedhjeve te pergjithshme. Obama ne leshimin e deklaratave te tij, se fundmi ne Ohajo, ka bere perpjekje te binde elektoratin duke kerkuar nje mandat te dyte qeverises.Ndersa Romney, kandidati republikan, vazhon te sulmoje kundershtarin e tij me pretendimet se te gjithe jane deshmitare te deshtimeve te udheheqjes se demokrateve. Ne fillim te kesaj gare per Shtepine e Bardhe, kandidatet e pershtaten fushaten e tyre si nje zgjedhje mes dy vizioneve te ndryshme te Amerikes.Deklaratat e ashpra mes tyre nuk kane munguar ne asnje moment. "Ne dime se cdo te thote ndryshim, e ne te njeten kohe kuptojme se cfare guvernatori po ofron - nuk eshte ajo" - ka deklaruar Obama. Nisur nga shifrat me te fundit te publikuara ne favor te permiresimit te punesimit, Obama ka thene se ky progres eshte fature e politikave te tij.Nga ana e tij Romney ka thene se ndonese Obama premton ndryshim ai eshte i paafte ta beje ate realitet. Ndersa vete ai ka kapacitetin dhe programin e duhur per ta realizuar. Ritmi i furishem i fushates duket se eshte e vendosur te vazhdoje edhe pergjate ketyre diteve te fundit.Deri me tani jane regjistruar rreth 24 milion votues. Analistet vleresojne se fati i zgjedhjeve do te perfundoje ne dore te asaj qe do te ndodhe ne nje grusht te vogel te shteteve qe do ndajne fituesin nga humbesi.