Ekonomia e SHBA shënon rritje të vendeve të punës
Ekonomia Amerikane shtoi rreth 171.000 vende te reja pune gjate muajit tetor, dhe kjo perben nje shifer me te madhe se ajo qe ishte pritur. Por shifrat zyrtare nga Departamenti i Punes tregojne per nje rritje te nivelit te papunesise ne vlerat e 7.9%, dhe renia ne vlerat e 7.8% pergjate muajit shtator, tregon se me shume forca punetore rifilluan kerkimin per pune.Ne keto te dhena vetem njerezit qe aktualisht po kerkojne per pune figurojne me statusin e te papunit. E pikerisht tema e papunesise perben dhe nje nder ceshtjet kyce perparazgjedhjeve presidenciale te se martes.Mesatarja e shtimit te numrit te vendeve te punes ne muaj deri me tani gjate 2012 qendron ne shifrat e 157.000 ne krahasim me mesataren e 153.000 vendeve gjate vitit 2011.Keto shifra qe i referohen ecurise se problematikes se papunsise ne vend, perbejne edhe te dhenat ekonomike me te fundit te planifikuara per tu perdorur si aset para zgjedhjeve nga ana e kandidatit republiakn romeny, i cili ka bere te qarte se gjendjae tregut te punes SHBA perben nje nga pikat qendrore te fushates."Rritja e tanishme e normes se papunesise eshte nje fakt i trishtuar se ekonomia po qendron nevend numero" - eshte shprehur Romney. "kjo norme papunesie eshte me e larte edhe se sa ishte kur presidenti Obama mori detyren, dhe ka ende 23 milion Amerikane qe po perpiqen te gjejne pune" - ka shtuar republikani.Ndersa nga kampi i Demokrateve, presidenti Obama ka thene se " kemi bere perparim te vertete, por kemi me shume pune per te bere"Pavaresisht nga vendet e reja te punes te krijuara se fundmi, Obama do te konsiderohet si presidenti i pare qe kerkon te rizgjidhet ne votime i ndjekur me normen me te larte te papunesise qe ka ekzistuar qe nga koha e Franklin Rooslvelt.