Rusi, arresohen dy gra për trafikim fëmijësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2012, 08:39
Dy gra janë arrestuar në Rusi pasi akuzohen për trafik fëmijësh.Ministria e Punëve të Brendshme ruse ka deklaruar se dy gra rreth 60 vjeç janë arrestuar në qytetin Grozny të Degestanit pasi trafikonin foshnja në këmbim të parave.Hetuesit kanë deklaruar se dy gratë dyshohen se kanë qenë të përfshira në dy raste të fundit, në të cilat një vajzë 20 muajshe dyshohet se është shitur për rreth 13 mijë dollarë, ndërsa një djalë, i cili kishte vetëm 5 ditë, dyshohet se është shitur për rreth 17 mijë dollarë.