SHBA, arrin në 90 shifra e të vdekurve nga Sandy
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2012, 08:38
Rritet bilanci i viktimave nga uragani “Sandy” që goditi të hënën Bregun Lindor të SHBA-së.Mediat amerikane theksojnë se 90 persona kanë gjetur vdekjen në Nju Jork, i cili është edhe shteti më i goditur nga stuhia.Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se 47 persona kanë vdekur në Nju Jork, ndërsa 40 të tjerë në rrethinat përreth.Ndërkohë media amerikane kanë deklaruar se 40 persona kanë gjetur vdekjen në gjashtë shtete të tjera ndërsa vetëm 70 viktima numërohen në Karaibe.