SHBA, planifikoi sulme ndaj Pentagonit, 17 vite burg 27-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2012, 07:34
Një 27-vjeçar është dënuar nga një gjykatë amerikane me 17 vjet burg me akuzën për planifikim të sulmeve ndaj Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë, me avionë të ngarkuar me eksplozivRezwan Ferdaus, u arrestua pas një operacioni policor, në të cilin agjentët u maskuan si anëtarë të Al-Kaedas.Ai u deklarua fajtor në korrik, pasi u përpoq të furnizonte me materiale Al-Kaedan, me synimin për të shkatërruar ndërtesat e qeverisë së SHBA-ve me ekspoziv.Prokurorët thanë se Ferdaus po planifikonte sulme xhihadiste, apo “luftë të shenjtë”, që prej vitit 2010. Ata shtuan se 27-vjeçari kishte ndërmend të përdorte pajisje shpërthimi me anë të celularëve, duke vënë në shënjestër ushtarët amerikanë në Irak dhe Afganistan.