Izraeli pranon vrasjen e Abu Jihad
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2012, 07:41
Izraeli ka pranuar se e ka vrarë zëdhënësin e liderit palestinez, Yasser Arafat, gjatë një bastisje në vitin 1988 në Tunizi.Izraeli ka kohë që dyshohet për vrasjen e Khalil al Wazir, i cili ishte i njohur si Abu Jihad.Gazeta vendase “Yediot Ahronot”ka publikuar një informacion që e dispononte që para 12 vjetësh, përfshirë edhe një intervistë të një komandanti që kishte vrarë Abu Jihadin.Dy personat e përfshirë në këtë operacion, në atë kohë, janë ministri i mbrojtjes, Ehud Barak dhe zëvendës kryeministri, Moshe Yaalon.Abu Jihad ishte themelues i Organizatës Çlirimtare Palestineze, bashkë me Arafatin, dhe fajësohej për një numër sulmesh vdekjeprurëse kundër Izraelit.