Emigrantët dërgojnë më pak para
Kriza ekonomike e ndikuar nga pandemia ka bërë që emigrantët të sjellin më pak para në drejtim të familjeve të tyre në Shqipëri.
Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë këto të ardhura kapën vlerën e 169 milionë eurove me një tkurrje prej 34 milionë eurosh në krahasim me fundvitin e 2020-ës, kur u shënua dhe niveli më i lartë i remitancave që prej viti 2008.
Në raport thuhet se masat kufizuese të pandemisë, kanë orientuar emigrantët të përdorin më shumë kanalet formale si sistemi bankar dhe operatorët e transferimit të parave dhe rrjedhimisht kanë ulur prurjet në cash.
Megjithatë, krahasuar me tremujorin e parë të 2020-ës rezulton se qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë sjellë 17 milionë euro më shumë.
Trendi i rritjes së remitancave është shënuar prej muajit korrik të vitit që lamë pas për t’ju rikthyer sërish me fillimin e këtij viti
Ulja e kërkesës për punë sezonale, kufizimet e shteteve të be për të lejuar punonjësit e përkohshëm, duket se është një tjetër faktor që ka ndikuar për këtë situatë.
Remitancat vlerësohen si burimi kryesor i përballimit të shpenzimeve të konsumit dhe investimeve për shumë familje shqiptare.
Sipas statistikave Shqipëria është e fundit në rajon për volumin e parave që dërgojnë emigrantët.
“Takim me vdekjen”, motoçiklisti përfundon poshtë kamionit
11 Qershor, 11:53
Të ardhurat nga emigrantët përbëjnë rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
Studimi më i fundit i forumit Global mbi Remitancat, investimet dhe zhvillimin ka konstatuar se migrantët në gjithë botën vazhduan të dërgojnë para në shtëpi për familjet e tyre gjatë gjithë pandemisë, duke arritur një total prej 540 miliardë dollarësh gjatë vitit 2020 dhe me një rënie prej vetëm 1.6 përqind.
Më shumë se 12 miliardë dollarë u transferuan me telefon celular duke shënuar një rritje prej 65 përqind në krahasim me vitin paraardhës pasi bllokimet kufizuan transferimin e parave përmes kanaleve informale.

