Civivi: Fondet e qeverisë do shkojnë për sektorin agroushqimor e për biznesin

Ekonomisti Adrian Civici, ka komentuar vendimin e qeverisë për miratuar një fond të posaçëm për tu ardhur në ndihmë me para bizneseve të vogla dhe të mesme.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Civici është shprehur se këto fonde të jepen për sektorin agroushqimor dhe për biznesin.

“Bëhet fjalë për dy fonde të veçanta, për sektorin agroushqimor, dhe për biznesin. Në kushtet e rifillimit të jetës ekonomike, rigjallërimi i marrëdhënieve me partnerët tanë tregtarë, për një pjesë e bizneseve tona janë të lidhura ngusht me këto aktivitete, natyrisht që kjo mund të jetë një bazë e mirë për të lançuar financimet e nevojshme që ka nevojë biznesi, për të stimuluar kredi me përqindje të ulëta dhe favorizuese, dhe natyrisht është një lloj vrazhde që po përdoret gjerësisht edhe në vendet e BE, apo akoma dhe më gjerë.

Më tej ai ka folur edhe në lidhje me dëmbshpërblimet e aksidenteve rrugore, dhe sa ndikojnë në buxhetin e shtetit.

“Është veprim që duhet parë në mënyrë më komplekse sepse nëse ndodhin aksidente të vogla me shuma të vogla, edhe pse ne jemi të siguruar, ka një marrëveshje verbale  pagesë minimale nga ana e dëmtuesit për dëmtuesit dhe problemi nuk kalon fare në kanale të ndryshme me kompanitë e sigurimit. Në një pikëpamje më të gjerë, duhet parë se si do reagojnë kompanitë e sigurimit dhe çfarë çmimi do e vendosin për dëmin maksimal dhe minimal për pagesën e dëmit, dhe procesi shkon zinxhir në raport se sa paguajnë kompanitë e sigurimit në buxhetin e shtetit. “