KPA shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Anon Martini, nuk do të jëtë me pjesë e sistemit të drejtësisë, edhe pse ishte në pritje për tu emëruar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. KPA vendosi ta shkarkojë nga detyra e prokurorit për shkak të deklarimit të pasaktë të pasurisë, por vendimi u bazua edhe në kriterin profesional për shkak të problemeve me shortin në kohën kur drejtonte prokurorinë e Shkodrës.

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Anton Martini. 

Komisioneri Publik më herët ankimoi vendimin për Anton Martinin, i cili ishte kandidat për prokuror në SPAK.

Martini më herët kishte shfaqur revoltimin e tij para Kolegjit të Posaçëm të Apelit pas shqyrtimit të dy denoncimeve që rihapën hetimin gjyqësor në vettingun ndaj tij.

Prokuroria e Shkodrës kishte kthyer përgjigje se nuk gjendeshin dokumente për shortin e dosjeve gjatë kohës kur institucioni drejtohej nga Martini, por vetë prokurori i konsideroi denoncimet shpifje dhe tentativë për ta mbajtur peng rivlerësimin ndaj tij.

Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004.

Ndërkohë në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi.

Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në vitin 2018. 

Prokurori Anton Martini u rendit i dytinga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, por që nuk e kaloi Vettingun.