Aksidentoi për vdekje 72-vjeçaren në Sukth, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ndodhi pasditen e djeshme, 9 qershor në Sukth, Durrës

Një shofer 20-vjeçar  përplasi me makinë një 72-vjeçare, e cila si pasojë  ndërroi jetë.

Policia njofton se në vijim të punës hetimore ka bërë arrestimin e 20-vjeçarit, A.A banues në Sukth, Durrës.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip "BMË", ka aksidentuar shtetasen M. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.