Konferenca e përbashkët Rama: BE të njohë çertifikatën e vaksinimit
Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Oliver Oliver Varhelyi nbodhen në konferencën e përbashkët për median.
Sot në Tiranë mbahet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Rama tha se qëndrimi i qeverisë por dhe atij mbetet i palëkundur se Shengeni rajonal mbetet projekt strategjik.
"Qeveria e Shqipërisë dhe unë personalisht kemi qenë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i atij që e quaj Shengen rajonal, dikush tjetër e quan minishengen, është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme, ekonomike, sociale dhe në fund politike të rajonit tonë dhe më vjen mirë që sinergjia e këtij vizioni me BE-në është e plotë.
Procesi i Berlinit është zanafilla dhe jemi në kushtet kur po e zotërojmë procesin dhe shpresoj që vetë procesi i Berlinit të kalojë plotësisht në duart e KE, nën udhëheqjen e presidentes së Komisionit me dëshirën e ambicien që takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e tanishëm dhe ai vitit të ardhshëm të bëhet në një format nën kujdesin e komisionit me praninë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së. Kjo është një ambicie e jona dhe dëshirë që me komisionerin e ndajmë plotësisht."
Gjithashtu tha se i është kërkesë KE-së që të njihet nga BE karta e gjelbër dixhitale (çertifikata e vaksinimit) e qytetarit të vendeve të rajonit tonë
"Nëse ne këtu bëjmë hapa në drejtim të jetësimit të 4 lirive të BE-së, ambicia është që këto hapa të na njihen edhe në BE. Në aspektin e tregtisë dhe qeverisjes së të dhënave dhe mundësive nga pikëpamja e aktivitetit ekonomik."
Sot të gjitha vendet I kanë paraqitur KE-së kërkesën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të një vëndi të rajonit tonë, në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në gjithë hapësirën e BE-së që dhe ne të lëvizim lirisht si qytetarët e BE-së"