Para Samitit, Varhelyi takohet me kryeministrin Rama
Oliver Varhelyi përpara Samitit është takuar me kryeministrin Rama. Nëpërmjet një postimi në Twitter ai thotë se në Samit do të diskutohet mbi zbatimin e planit Ekonomik dhe planin e investimit si dhe mbi Samitin e Berlinit i cili do të mbahet më 5 korrik.
"Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama.
Sot ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Evropian si dhe do të diskutojmë mbi Samitin Berlinit me udhëheqësit e rajonit më 5 korrik."
Ahead of Tirana Summit with leaders of #WesternBalkans I met PM @ediramaal today. We will discuss implementation of Economic&Investment Plan, put forward for the region by @EU_Commission, as well as look ahead at #BerlinProcess Summit with the region’s leaders on 5 July. pic.twitter.com/SV0sxjFP4Q
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 10, 2021
