Si sot 10 qershor 2007/ Kur Berisha priti presidentin George Bush: Do jemi me ju ku të jetë nevoja

Sot, 10 qershori shënon 14 vjetorin e vizitës së ish-presidentit George W. Bush në Tiranë. Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer sot pas në kohë duke kujtuar këtë datë historike.

Më 10 qershor 20007, George W Bush vizitoi Tiranën, duke shënuar vizitën e parë të të një Presidenti Amerikan në Shqipëri.

“Një datë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vizita e Presidentit George W. Bush në Shqipëri”, shkruan Berisha në faqen e tij në facebook ku ka publikuar edhe pamje nga konferenca e përbashkët për media.

"Kam mësuar si vendi juaj ka përqafuar ekonominë e tregut dhe ka ndërmarrë reformat e duhura për të nxitur ekonominë” deklaronte Bush në konferencën për medien krah Sali Berishës i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit të vendit. 

Nga ana e tij Berisha shprehu gadishmërinë se Shqipëria do jetë krah SHBA-së në luftën kundër terrorizmit. 

Presidentit Bush iu bë një pritje madhështore nga shqiptarët për të cilët vetë ai u shpreh se ishte emocionuar.