Rruga e shkatërruar e Fushë Milotit
Kjo është gjendja e rrugës në fshatin Fushë-Milot të Kurbinit.
Asfalti në gati tre 3 km gjatësi ka pësuar dëmtime dhe mbizotërojnë gropat.
Lëvizja është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve
Ata fajësojnë autoritetet për mungesë mirëmbajtje të kësaj rruge e cila ju shërben disa fshatrave.
"Këtu vijnë të marrin votat, ikin dhe rruga mbetet në këtë gjendje që është."
"Me gropa, e pa-mirëmbajtur. Të venë dorë, gropat duken, nuk ka koment."
Mungesa e mirëmbajtjes thonë se ka kthyer në burim aksidentesh.
"Duhet një punëtor t'i mbushë gropat, bllokohet uji, bëhet pluhur nuk mirëmbahet nga askush."
"Të kesh frikë të kalosh nga çdo gjë."
Ky segment rrugor është lënë jashtë vëmendjes që prej ndërtimit autostradës së kombit, pasi më parë shërbente dhe si rrugë nacionale.
