Korça “kthehet” në Venecia për 2 orë, 110 mm shi përmbytin qytetin

Të paktën 110 milimetra shi u regjistruan në harkun e dy orëve në Korçë, ndaj pas mesdite një pjesë e qytetit ishte nën pushtetin e ujit. Probleme pati edhe në zonat rurale, por pa probleme të mëdha për bujqësinë.

Korça për disa orë i ngjasonte Venecias.Pjesa më e madhe e rrugëve  u përmbytën  pas një stuhie shiu që përfshiu qytetin juglindor.

Niveli i ujit në disa zona doli mbi trotuare, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve në rrugë, siç mund ta shikoni edhe në video.

Situata më problematike u krijua në zonën e Pazarit të Ri dhe pranë Godinës së Tatimeve.

Korça “kthehet” në Venecia për 2 orë, 110 mm

110 milimetër shi u regjistruan sipas sinoptikanëve vetëm në harkun e dy orëve.

Ky intensitet i lartë i prurjeve nuk u përballua nga rrjeti i kanalizimeve të qytetit ndaj uji vërshoi në rrugë.

Në zonat rurale reshjet e shiut grumbulluan inerte në rrugë e shtuan prurjet e përrenjve.

Pavarësisht intensitetit të lartë, reshjet e shiut nuk shkaktuan dëme në bujqësi e frutikulturë.