Maliqi: Kuvendi e Gruaja e Bilalit shkarkoi Metën, por ai do të qëndrojë edhe 30 vite në politikë
I ftuar në Ora News, deputeti Lefter Maliqi u shpreh se shkarkimi i Metës është bërë për të hequr vëmendjen nga krimet zgjedhore dhe blerja e votës.
Sipas Maliqit, Meta do të jetë së paku edhe për 30 vite të tjera në politikë dhe se Meta do të ishte shumë herë më i dobishëm që ta drejtojnë një forcë politike në opozitë.
Maliqi: Nuk habitem fare me këtë zhurmën mediatike kundër Metës pa shkak ligjor dhe me veprime anti-kushtetuese, pasi nuk ka asnjë shkelje të presidentit. E gjitha bëhet për të tërhequr vëmendjen nga krimi zgjedhor dhe blerja e votës. Rama është Esat Pashë Toptani se iu drejtua Kuvendit me fjalët tradhtari Meta. Meta është i vetmi kundër kapjes së institucioneve. Unë u thash se Metën do ta kenë së paku edhe 30 vite në politikë. Meta do të ishte shumë herë më i dobishëm që ta drejtojnë një forcë politike në opozitë, për t'ia bërë sa më të shkurtra ditët Ramës.
Për Maliqin, Rama ka ngritur alibinë se dot të rrijë në politikë pak më gjatë se disa ndërkombëtarë e duan dhe për shkak të shitjes së detit dhe shkëmbimit të kufijve të Kosovës, apo edhe akteve korruptive
Maliqi: Gruaja e Bilalit ka ngritur alibinë se dot të rrijë në politikë pak më gjatë se disa ndërkombëtarë e duan dhe për shkak të shitjes së detit dhe shkëmbimit të kufijve të Kosovës, apo edhe akteve korruptive që ka kryer së paku këto vitet e fundit. Këto janë edhe si pasojë e lobingjeve të parave të pista që Rama ka hedhur. Edhe votimi i sotëm është në vazhdën e votimeve të bëra në dy vitet e fundit, sepse është një kuvend i kapur. Janë votuar ligje në mënyrë anti-ligjore nga ky kuvend i kapur nga oligarkët.
Ai shtoi se pritet një shtator i nxehtë politik dhe theksoi se Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të drejtës kundrejt Metës.
Maliqi: Sigurisht që ky nuk është një pushte t'i merituar dhe pres një shtator shumë në nxehtë dhe shpresoj që ditët do t'i ketë të numëruara. Shpresa e fundit është te Gjykata Kushtetuese. Meta tha në mënyrë simbolike që vota të mbrohet me çfarëdo forme sepse rilindja po përdorte çdo mjet për të vjedhur votat. Por nuk do të ishte edhe çudi që Gjykata Kushtetuese të jepte një vendim të padrejtë sepse tashmë ky vend është i kapur nga krimi dhe nga mafia. Edhe p[policia është kthyer në mbështetje politike. Reforma në drejtësi është e kapur po ashtu sepse mbizotëron krimi dhe bandat.

