Shkarkimi i Metës, Rama voton dhe largohet nga Parlamenti

Kryeministri Edi Rama, sapo ka votuar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është larguar nga Paralmenti.

Pak më parë Kuvendi miratoi me 104 vota, por, 7 kundër, 2 abstenim, raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, nga posti i Presidentit.

Shkarkimi i Metës, Rama voton dhe largohet nga Parlamenti

Në tentativën e dytë, socialistët janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit, duke vendosur edhe precedentin e parë në historinë e parlamentarizmit.

Kuvendi i Shqipërisë, është mbledhur në orën 10;00, ku dhe ka miratuar raportin dhe propozimin e komisionit hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.