Meta festë në presidencë/ Balla: Shpresoj të mos i kenë kënduar ‘Hajredin Pashën’

Taulant Balla ka komentuar aktivitetin e ditës së sotme të  organizuar në Presidencë për të nderuar figurat kulturore të Ansamblit të Dibrës, ndërkohë që Kuvendi ishte mbledhur për shkarkimin e tij nga posti i Presidentit. 

Gjatë fjalës së tij teksa votohej shkarkimi i Metës, Balla u shpreh me ironi që shpresonte mos i ketë kënduar ansambli këngën e Hajredin Pashës.  

"Të jeni i sigurt zoti Murrizi se deputetët e PS  e kanë mbështetur këtë Komision Hetimor Parlamentar. Jam krenar që asnjëherë grupi parlamentar i PS nuk ka çeduar në aspektin e korrektësisë. Natyrshëm grupi parlamentar do të votojë pro raportit të Komisiont Hertimor dhe pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Unë jam i keqardhur që Ilir Meta nuk u soll dot si president republike edhe pse ne e kemi mbështetur zgjedhjen e Ilir Metës, ku mori 87 vota pro. Prej 25 prillit Meta nuk përfaqëson as unitetin e opozitës, e ka humbur dhe atë tagër, edhe pse deputetët e Lulit sot na përcollën dhe qëndrimin zyrtar të PD kundër shkarkimi.

Halli i Lulit nuk është shkarkimi i Presidentit, por është halli që më mirë Meta të rri në Presidencë sesa ti shkojë Lulit në PD. Një ish- freshistin tonë sot e mbrojtën hapur dy ballista, dhe ky është një zhvillim pozitiv për historinë politike të Metës, i cili e nisi si një anti-fashist dhe e përfundoi karrierën e tij politike duke e mbrojtur edhe Kryetari i ballit Kombëtar edhe Kryetari i ballit Kombëtar Demokrat.

Meqenëse kishte ftuar ansamblin e Dibrës  për t’i bërë karshillik, shpresoj që Asambli mos ti ketë kënduar Presidentit këngën e Hajredin Pashës . Shumë keqardhje që PD dhe lidershipi i saj aktual nuk ditën të mbajnë një qëndrim që bën nder Shqipërisë."