Nga Olta Xhaçka te Rudina Hajdari, kush ishin 7 deputetët që nuk ishin në seancën për shkarkimin e Metës

Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot shkarkimin e Ilir Metës si President, një akt i paprecedent në 30 vite pluralizëm.

Shkarkimi i Metës u votua me  104 vota pro nga 115 deputetë që morën pjesë në votim.

7 deputetë të tjerë u shprehën kundër dhe dy abstenuan. 

Ndërkohë 7 deputetë nuk ishin të pranishëm në sallë, përkatësisht  Ambra Borova, Rudina Hajdari, Enada Kapllani, Korab Lita, Jetmira Raboshta, Olta Xhaçka dhe Fidel Ylli.

Më herët Kuvendi miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Tashmë çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vihet në dijeni për votimin brenda 5 ditëve nga ana e Kuvendit. Kushtetuesja do të japë edhe verdiktin final lidhur me vendimin në fjalë.