Parlamenti e shkarkoi Metën, reagon Zëdhënësi i Presidentit: Zero shqetësim, asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë
Pak minuta pasi kuvendi votoi me 104 vota pro shkarkimin e Ilir Metës reagon Presidenca.
Zedhenesi Tedi Blushi ne nje postim ne facebook përcjell mesazhin e qartë se presidenti nuk ishte as i surprizuar por dhe as i shqetësuar nga vendimi që e quan antikushtetues
"Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër!
Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit.
Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl! Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti! Shkruan Blushi ndërsa postimin e shoqëron me një foto karikaturë të Avni Delvinës.
Më tej Blushi shton se një vendim i tillë nuk do stepë kreun e shtetit në mbrotjen e sovranitetit përkundrazi, madje u kërkon gazetarëve të merren me gjëra serioze si zbardhja dhe hetimi i plotë i krimeve zgjedhore.
"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar.
Një ftesë e sinqertë edhe për kolegët gazetarë: Merruni me gjëra serioze, zbardhjen, hetimin e plotë dhe dënimin e krimeve zgjedhore!"

