"Më futën thonjtë, do të vrasim", banorët e Lumasit nxirren me dhunë nga zyra e administratorit
Ditën e sotme banorët e Lumasit kanë vijuar protestën përballë ndërtesës të ish Komunës, sot njësia administrative Kuçovë. Banorët sërish për mbrojtjen e ujit pasi po u cenohet sipas tyre jetesa në këtë zonë
Marrja e ujit është marrja e jetës kanë thënë banorët, pasi sipas tyre nëse do të ndërtohet ky ujësjellës do t'i thahet gjithçka që ata kanë mbjellë.
Gjithçka e kemi nga ky ujë nëse do ta marrin dhe këtë ujë s'do kemi as blegtori, as bujqësi janë shprehur banorët .
Sot kemi ardhur në komunë t'ia bëjmë të qartë kryetarit nëse nuk çon zërin tonë lart do ta nxjerrim nga zyra pasi ai nuk na përfaqëson ne si banor por është pro atyre që po na sulmojnë dhe marrin ujin.
Më pas banorët kanë hyrë me forcë në institucionin e Komunës ku dhe kanë debatuar me kryeadministratorin, ky i fundit është përpjekur t'i qetësojë ndërkohë është lajmëruar edhe policia, e cila ka nxjerrë forcërisht banorët të cilët kanë vijuar jashtë ndërtesës sërish protestën e tyre.
"Ato zonjat më zaptuan, më futën thonjtë, do të vrasim, do të shqyejmë, do të bëjmë gropën, do të varrosim," thotë një banore.
Për dy muaj me radhë banorët e Lumasit ngrenë shqetësimin e tyre në lidhje me një tender e fituar nga një firmë private për ndërtimin e një ujësjellësi në këtë zonë. Ndërsa çështja ka shkuar në Gjykatë dhe gjithçka duhej të pezullohej, ndërsa firma vijon punimet nën mbrojtjen e policisë.
"Në kërkojmë të dimë kush e aprovoi këtë projekt, se ne nuk dimë gjë. Vjen firma dhe fillon punë natën. Pse natën? Kriminelë jemi ne këtu? Ne jemi njerëz, hajde të merremi vesh. I lutemi qeverisë hajde këtu shikoje zonën, nga ministria të vijnë se kemi 2 muaj që po rrimë rrugëve," thotë një banor.
Në ndihmë të banorëve ka qenë edhe ambientalisti Sazan Guri ku i ka përkrahur protestat e tyre.
Banorët edhe pas kësaj proteste nëse nuk do të këtë zgjidhje do të vijojnë deri në zgjidhjen e plotë të problemit të tyre.


