Kushtetuesja shqyrton kërkesën e dy partive për heqjen e herësit nga Kodi Zgjedhor
Gjykata Kushtetuese ka nisur seancën për të shqyrtuar kërkesën e dy subjekteve politike për heqjen e herësit nga Kodi Zgjedhor.
Myslim Murrizi i cili ka paraqitur kërkesën për heqjen e herësit nga Kodi Zgjedhor, të pranimit të listave 100% të hapura, u shpreh se ky veprim dëmtoi procesin.
Partia Bindja Demokratike dhe Lëvizja Demokratike e Shqipërisë kërkon shfuqizimin e nenit 163 si antikushtetues.
“Ishte një shifër që e kam nxjerrë nga të dhënat e mia. 17 nga 59 deputetë të PS dhe 9 nga PD nuk do ishin në lista nëse listat do ishin 100% të hapura. Pra 26 deputetët të cilët mendojnë që janë deputetë nuk do ishin deputet me 9 shator. Ishte vrastar dhe ulë interesin e individëve që aspirojnë të bëjnë karrierë në politikë, për të qenë pjesë e listave të subjekteve të reja politike.
Nëse do ishte garë e hapur, pra nëse do ishte neni 163 i kodit zgjedhor, edhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do kishte tjetër listë kandidatësh. "

