Votohet shkarkimi, Rama: Shqipëria nuk mund të mbajë më në kurriz Ilir Metën, keqardhje për mikun e dikurshëm
PS i duhen 94 vota për të shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës.
E ndërsa vijon votimi i fshehtë në foltore kryeministri Edi Rama foli shkurt, ndryshe nga herët e tjera kur foltoren e uzurponte për mbi 40 minuta.
Rama tha se Meta ka poshtëruar Kushtetutën dhe Shqipërinë dhe se miku i tij i dikurshëm i ka humbur shanset.
"Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën. Meta Ka shembur institucionin e garantit të unitetit Kombëtar. Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes të pushteteve, demokracinë tonë parlamentare. Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA.
Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.
Ilir Meta i ka humbur plotësisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajmë kurriz Ilir Metën, duke u bërë gazi i botës.

Ky parlament duhet të ushtrojë pa ngurim, vullnetin e më shumë të 90% të popullit shqiptar shkarkimin e tij nga presidenti.
Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë më statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti.
Ilir Meta ka mbaruar punë dhe fjalët e tij për president kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë."
Deputetët që janë kundër deri ne oren 12:33
Artur Roshi
Lefter Maliqi
Suzana Topi
Fatjona Dhimtri
Adriatik Alimadhi
Abstenim: Ralf Gjoni
